Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nën hetim për pastrim parash, mjeku Edvin Prifti sërish para SPAK-ut

Shkruar nga Newsbomb
Nën hetim për pastrim parash, mjeku Edvin Prifti sërish para

Kardiokirurgu i njohur, Edvin Prifti do të paraqitet sërish para prokurorëve të SPAK. Mësohet se Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka thirrur ditën e nesërme për të marrë në pyetje mjekun Prifti, i cili është nën hetim prej 4 vitesh. Prifti do të pyetet si person nën hetim dhe pritet t’i komunikohet edhe përfundimi i hetimeve.

Burime për mediat bëjnë me dije se hetimet për ketë rast ndiqen nga prokurori i posaçëm Sotir Kllapi.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale SPAK, e akuzoi mjekun Edvin Prifti për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Emri i Priftit doli në përgjimet e SPAK teksa po hetonte një rast korrupsioni në Gjykatën e Krujës, ku në pranga përfundoi ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha e prej asaj kohe, kardiologu po vijon një përballje të ashpër me drejtësinë.

Më pas ai u akuzua se ka shitur për 1.1 milionë lekë një valvulë biologjike një pacienteje duke pretenduar se e kishte blerë në privat.  Edvin Prifiti i kishte bërë transplant një gruaje e cila më pas kishte ndërruar jetë. Dy djemtë e saj i kërkonin mjekut lekët sepse nëna e tyre nuk kishte mbijetuar.

Mjeku i njohur bëri kallëzim për dy djemtë e pacientes së tij, se ata po e “shtrëngonin për dhënie pasurie”. Dosja përfundoi përsëri në duart e prokurorëve të SPAK dhe këtë herë me kërkesë të tyre, GJKKO e pezulloi Edvin Priftin nga detyra për herë të dytë.

SPAK e dërgoi vendimin në Gjykatën e Lartë duke kërkuar që mjeku të rikthehet prapa hekurave. Në 7 shtator 2021, Gjykata e Lartë nuk pranoi kërkesën e SPAK për kthimin në burg të Edvin Priftit por as nuk e ktheu atë në detyrë.

Dy javë më vonë, mjeku bëri përsëri kërkesë për të veshur përparësen e bardhë, por Gjykata e Posaçme e Apelit sërish e rrëzoi. Ndërkohë më 31.08.2022 Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi rikthimin në detyrë të Priftit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese