Hapësire reklamuese

Politikë

Nën hetim për korrupsion në Itali, reagon Ministria e Arsimit: Christian Solinas s’ka marrë titullin “Honoris Causa” në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Nën hetim për korrupsion në Itali, reagon Ministria e Arsimit:

Ministria e Arsimit ka reaguar në lidhje me lajmin, ku thuhej se Guvernatori  i Sardenjas në Itali ka marrë në Shqipëri titullin “Honoris Causa”.

Ministria e Arsimit thotë se pas verifikimeve rezulton se Christian Solinas nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e stafit akademik të këtij universiteti. Gjithashtu sqaron se ky person nuk ka marrë asnjë titull nderi, përfshirë këtu edhe titullin “Doktor Honoris Causa”.

“Përshëndetje! Pas verifikimeve të bëra nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës, rezulton se Christian Solinas nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e stafit akademik të këtij universiteti.  Gjithashtu sqarojmë se ky person nuk ka marrë asnjë titull nderi, përfshirë këtu edhe titullin “Doktor Honoris Causa””, thuhet në reagim.

LEXO EDHE: Guvernatori i Sardenjas nën hetim për korrupsion, zbulohet skandali, s’ka diplomë në mjekësi, por në Shqipëri mori titullin profesor dhe akademik

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese