Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nën hetim për korrupsion dhe iu sekuestrua pasuria, mjeku Edvin Prifti rikthehet në detyrë si pedagog

Shkruar nga Newsbomb
Nën hetim për korrupsion dhe iu sekuestrua pasuria, mjeku Edvin Prifti

Mjeku i njohur Edvin Prifti është rikthyer në detyrë si pedagog në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.

Të drejtën për t'u kthtyer në auditor, Priftit ia ka dhënë Gjykata e Apelit në Tiranë, përmes një vendimi të marrë ditën e sotme.

Kujtojmë se para disa ditësh Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka sekuestruar pasurinë e mjekut kardiolog, Edvin Prifti, i cili është aktualisht në hetim pas emri i tij doli në dosjen kundër gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha.

SPAK kundër Priftit ka ngritur 2 akuza “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, si dhe gjykata ka vendosur një masë për pezullimin e tij nga puna.

Pas hetimeve Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi llogaritë bankare të mjekut Prifti, ku janë sekuestruar 51.479.368 Lekë dhe 177.497 Euro.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu