Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Nën hetim nga SPAK, Rama flet për emërimin e Ilir Beqajt në krye të Agjencisë së Donatorëve: E vlerësoj shumë për aftësinë e tij

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama u pyet se përse vendosi që t’i besojë drejtimin e Agjencisë së Donatorëve Ilir Beqajt, pasi ky i fundit është nën hetim nga SPAK për abuzim me tenderat në kohën kur drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

Ai u shpreh se e vlerëson shumë Beqajn për aftësitë e tij në drejtim, sepse këtë e ka treguar kur drejtonte ministrinë dhe ISSH-në, ndaj e zgjodhi në krye të këtij institucioni të krijuar së fundmi.

“Ka një hetim për çështje të periudhës kur ai ka qenë ministër dhe ai nuk është i akuzuar sot që flasim. Ai është një njeri që unë e vlerësoj shumë për aftësinë e tij dhe besoj që duke pas drejtuar një ministri apo ISSH-në, është në gjendje të drejtojë më së miri këtë agjenci që ne kemi krijuar”, tha Rama.

Më shumë




spot_img








spot_img