Hapësire reklamuese

Bota

Nën “ethet” e variantit Delta, Bashkimi Europian ka më shumë të vaksinuar sesa SHBA

Shkruar nga Newsbomb
Nën “ethet” e variantit Delta, Bashkimi Europian ka më

Bashkimi Europian ka vaksinuar më shumë qytetarë sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa variant “Delta” vijon të përhapet me shpejtësi në shumë shtete.

Sipas të dhënave të “Our World in Data”, 55.5% e popullatës së BE e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërkohë që në SHBA e kanë marrë 55.4% e qytetarëve.

“BE-ja gjatë kësaj jave ka tejkaluar SHBA-në si kontinent që ka administruar më së shumti doza të para të vaksinës”, tha komisioneri Thierry Breton.

Edhe pse fillimisht SHBA filloi fushatëne vaksinimit me ritme të shpejta, tashmë qytetarët amerikanë janë skeptikë për t’u vaksinuar, duke bërë që numri i infektimeve të dyfishohet në 2 javët e fundit, ku janë regjistruar pothuajse 30 mijë raste të reja çdo ditë.




Sondazh

Poll

Sondazh

Poll