Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nën drejtimin e Lindita Nikollës, të hënën mblidhet Kuvendi për zgjedhjen e organeve drejtuese

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e hënë në orën 17:00 do të mbahet seanca e radhës plenare. Në drejtimin e saj do të jetë Lindita Nikolla, e cila ditën e djeshme u votua në Kuvend me 74 vota pro dhe 4 kundër, si kryetare e Parlamentit.

Kuvendi do të mblidhet të hënën për zgjedhjen e organeve drejtuese të Kuvendit. Gjithashtu pritet të ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për marrjen e masave mbrojtëse të nevojshme për parandalimin e përhapjes së infeksioneve të shkarkuara nga Covid.

Njoftim për media

Të nderuar kolegë,

Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 13.09.2021, ora 17:00. (Urdhër nr. 1, datë 11.09.2021, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, bashkangjitur këtij njoftimi.)

Në rendin e ditës të seancës është zgjedhja e organeve drejtuese të Kuvendit.

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancave të mëparshme: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH, gjithashtu do jetë dhe  në transmetim live në faqen ëeb dhe FB të Kuvendit.

Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura.

Gjithashtu ju informoj se duke qenë se janë ende në fuqi masat për mbrojtjen nga pandemia Covid-19, nuk është e mundur që gazetarët dhe kamerat të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.

Faleminderit!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu