Leonard Koka, një ndër negociatorët e “darkës së ngjalave” të 1 prillit 2013, atëherë kur “pajtoi” Edi Ramën dhe Ilir Metën në Gjirin e Lalzit në një takim që zgjati mbi 7 orë për aleancën e tyre kundër Sali Berishës, komentoi për newsbomb.al takimin e partive të vogla me Presidentin Ilir Meta, kur ky i fundit ka marrë rolin e negociatorit në zgjidhjen e krizës politike.
I pyetur sesi do ta zgjidhte ai këtë krizë dhe a beson se do ta zgjidhë këtë krizë mes Ramës e Bashës presidenti Meta, Koka, vëllai i deputetit të LSI, Lefter Koka thotë në mënyrë ironike: “I kishte ngel hatri “5 heronjve të Vigut” që nuk ka shkuar Presidenti të çojë kurorë, dhe shkuan vetë në Presidencë me e marr”.
Duke mos besuar tek pesë partitë aleate që drejtohen nga Mediu, Koka lë të kuptohet se të pestë do të tradhëtohen nga kreu i PD, Lulzim Basha, siç u tradhëtuan dhe u vranë “5 heronjtë e Vigut”, busti i të cilëve gjendet në Shkodër.