Hapësire reklamuese

Politikë

Negociatat, Sinjale negative nga Holanda: Ka ende rrugë të gjatë përpara

Shkruar nga Newsbomb

Nga Holanda nuk vijnë sinjale pozitive lidhur me vendimin për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Ndonëse kanë mbetur vetëm dy javë nga mbledhja e Këshillit të Ministrave në Bruksel, qeveria holandeze deklaron qëndrimin e saj.

“Shqipëria ende ka një rrugë të gjatë për të ecur përpara”, tha ministri i Punëve të Jashtme Stef Blok, ndërsa shprehet ndryshe për Maqedoninë Veriore.

Ndërsa për sa i përket Maqedonisë së Veriut, Stef Blok shprehet optimist.

“Qeveria maqedonase ka ndërmarrë hapa pozitive, por ata nuk janë ende ku duhet.  Diçka ende duhet të bëhet në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit”, thotë kryediplomati holandez.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese