Ka përfunduar pak çaste më parë mbledhja e ambasadorëve të përhershëm të Bashkimit Europian ku është diskutuar për fatin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Raportohet se mbledhja e ambasadorëe nuk ka qenë produktive dhe ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret. Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë bërë disa herë përpjekje të njëpasnjëshme për të arritur një kompromis përpara mbledhjes së ministrave të Jashtëm ditën e nesërme në Luksemburg, më 15 terot 2019.
Duket se edhe kjo përpjekje ka dështuar pasi shtete si Holanda, Franca, Danimarka dhe Greqia vijojnë të mbeten të lëkundura në qëndrimin e tyre për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.