Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
34 %
3.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Negociatat për detin, flet Paskal Milo: Grupi negociator ka një projekt-marrëveshje, ja pse e bëri atë deklaratë Mitsotakis

spot_img

Lajme të ngjashëm

0203fdb873b5b4c3bc53af5079167938

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo ka folur për temën që ka hapur debat të gjerë ditët e fundit, atë të kufirit detar me Greqinë dhe pretendimin e grekëve për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon.

Ai ka vlerësuar hapin e Metës për të kërkuar informacion mbi qëndrimin që do të mbajë qeveria shqiptare dhe mbi bisedën e Ramës me Mitsotakis.

“Më duket legjitime, kushtetuese, është në të drejtën e Kryetarit të Shtetit që të kërkojë informacion për një çështje kaq delikate, siç është marrëveshja për kufirin detar. Aq më tepër kur Presidenti i Republikës ka dhënë edhe autorizimin për fillimin e negociatave për grupin negociator të Greqisë. Pra, ai është i përfshirë në proces. Është në të drejtën e tij të kërkojë nëse ka zhvillime, pasi procesi ka mbetur stojk, për shkak të qeverisë së re në Greqi. Nuk është pak gjë mendoj edhe fakti që është marrë vesh që ka një përpjekje që ministri i Jashtëm grek të vijë në Tiranë për vizitë. Duhet informacion dhe transparencë më e madhe”, tha Milo n♪ News24.

Ai ka komentuar edh deklaratat e kryeministrit grek për zgjerimin e Greqisë me 12 milje, duke thënë se ajo ishte një deklaratë e drejtë por problemi i saj është nëse u bë rastësisht apo ishte përfundim i një negocimi që shqiptarët nuk e dinë.

“Deklarata u bë në një kontekst më të gjerë. Ajo që tha kryeministri grek nuk është se është ndonjë sakrilegj, sepse të drejtën e Greqisë për të kërkuar 12 milje kufirin detar është një e drejtë që rrjedh nga Konventa ndërkombëtare, siç e ka edhe Shqipëria apo çdo vend tjetër bregdetar. Pra, jemi brenda parimit dhe këtu nuk ka asgjë të keqe të kërkosh shtrirje deri në 12 milje. Problemi është përtej kësaj deklarate, nëse ishte e rastësishme apo përfundim i një negocimi që shqiptarët nuk e dinë. Kryeministri shqiptar e deklaroi hapur që nuk ka marrëveshje apo negociata tani për tani. Unë dua ta besoj se nuk ka, se ky proces nuk mund të jetë i fshehtë.

Mesa jam në dijeni grupi negociator ka mbaruar punë dhe pala negociatore shqiptare ka projektuar, ka një projekt marrëveshjeje, që e ka depozituar, që është nënshkruar nga të gjithë anëtarët e grupit negociator shqiptar, me përjashtim të njërit. Për rrjedhojë, unë sot kam parë një shkrim të një anëtari të grupit negociator, që ka deklaruar se pretendimi i Greqisë për të shtrirë ujërat territoriale të saj në 12 milje nuk prek kufirin shqiptar. Tani jemi në dilemën sa informacion i saktë është ky që qarkullon”, theksoi ish-ministri i Jashtëm.

Më shumë

spot_img