Hapësire reklamuese

Politikë

Negociatat në udhëkryq, ministri i Jashtëm gjerman ngre zërin: Nëse nuk i miratojmë, atëherë…

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_280085" align="alignnone" width=""]Ministri i Jashtëm gjerman Michael Roth [/caption]

Ministri i Jashtëm gjerman Michael Roth beson se moshapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të shkaktojë probleme në politikën ndërkombëtare, e cila mund të shfrytëzohet nga Rusia dhe Kina.

Në një intervistë për ‘’Welt Am Sonntag’’, shefi i diplomacisë gjermane këmbëngul se në 15 tetor (datë kur mblidhen ministrat e Jashtëm të BE-së) duhet të jepet aprovimi për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave.

‘’Më 15 tetor duhet të japim sinjalin e duhur duke i dhënë dritën jeshile hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Dy vendet kanë përmbushur detyrat dhe kjo duhet shpërblyer. Kemi marrë zotimet tona, dhe tani duhet t'i mbajmë’’, u bëri apel homologëve dhe 28 vendeve anëtare të BE-së ministri gjerman Roth përpara vendimit për negociatat.

Por, ai shtoi se nëse vazhdon të shtyhet proçesi i hapjes së dialogut për anëtarësim për vendet e Ballkanit Perëndimor, rivalët e Perëndimit Rusia, Kina dhe Lindja e Mesme mund të përfitojnë nga kjo situatë.

‘’Një tjetër kthesë do rrezikonte seriozisht kredibilitetin e BE-së, paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Po të krijojmë një vakuum politik, atë do e mbushin pa shumë ceremoni aktorë si Rusia, Kina, Turqia apo Lindja e Mesme’’, përfundoi zyrtari i lartë i shtetit gjerman.

Gjermania u ka bërë vazhdimisht thirrje vendeve skeptike të BE-së për të ndryshuar qëndrim ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Skeptiçizmi i Francës dhe Danimarkës si dhe kundërshtim i hapur i Holandës për vendin tonë rrezikojnë të shtyjnë për vitin tjetër konfirmimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në organizatën e përbashkët politiko-ekonomike të Europës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese