Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Negociatat mes mazhorancës dhe opozitës, Bardhi përgjigjet për “paktin” me Ramën

Shkruar nga Newsbomb
Negociatat mes mazhorancës dhe opozitës, Bardhi përgjigjet

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi  ka refuzuar në mënyrë kategorike të ekzistojë një marrëveshje mes grupit të Berishës dhe mazhorancës.

I ftuar në studion e “Open, ai theksoi se me zbatimi i Kushtetutës nuk negociohet dhe se Komisionet Hetimore do të ngrihen sipas ligjit. Bardhi gjithashtu ka kërkuar që të mos deformohet arsyeja e aksionit të tyre opozitar në Kuvend.

Siç parashikon Kushtetuta do të ngrihen komisionet Hetimore, të jeni të sigurt se opozita nuk do të lejojë asnjë pengim të hetimit parlamentar. Nëse ngrihen, ne do të respektojmë Kushtetutën dhe do të bëjmë gjithçka që kushtetuta të respektohet germë më germë.

Nuk është marrëveshje. Marrëveshja përmban dakordësi për çështje përmbajtësore. Ne nuk kemi asnjë dakordësi për çështje të tilla. Nuk bëhen negociata dhe marrëveshje për zbatimin e Kushtetutës. Nga shtatori 2021 deri në shtatorin 2023 janë kërkuar 8 komisione. Më 5 shtator kemi vendosur se cfarë komisionesh do të ngrihen në këtë sesion, atë të TIMS dhe asaj në shëndetësi. U bllokuan dhe kjo solli këtë reagim të opozitës.

Aksioni i opozitës ka një historik, lindi nga vendimet e seancës së 12 tetorit, nga rrëzimi i komisionit për TIMS, shëndetësisë dhe mos ndryshimi i përbërjes së Reformës Zgjedhore. Nëse zhbëhen këto të treja, kthehet jeta parlamentare. Nga ai moment nuk ka patur më seancë normale në Kuvend.

Duhet një zgjidhje me institucionet e Kuvendit. Ne në çdo moment bëjmë bisedime dhe negociata politike. Nuk ka marrëveshje.

Të mos deformohet arsyeja pse ne hymë në këtë aksion në Kuvend, Arsyeja është peng marrja e Kuvendit më 12 tetor”, tha Bardhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese