Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Negociatat me PS për Komisionet Hetimore, Çupi: Nuk kërkojmë favore nga mazhoranca

Shkruar nga Newsbomb
Negociatat me PS për Komisionet Hetimore, Çupi: Nuk

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka komentuar çështjen më të nxehtë të politikës aktuale, atë të dialogut PD-PS për rikthimin e jetës normale parlamerntare.

Duke folur në një intervistë në rubrikën Opinion në News24, ajo tha se opozita nuk po i kërkon favore mazhorancës dhe se janë ndërkombëtarët ata që i kanë dhënë të drejtën për Komisionet Hetimore.

“Ka pasur bisedime me qëllim që Kuvendi t’i kthehet normalitetit. Opozitës nuk i janë respektuar të drejtat e saj. Opozita pajtohet me atë që i jep Kushtetuta dhe jo me atë që i jep maxhoranca. Ne nuk kërkojmë favore nga maxhoranca. Ndërkombëtarët i kanë dhënë të drejtë opozitës për Komisionet Hetimore. Ne kemi kërkuar së paku 2 Komisione Hetimore, por kemi kërkuar edhe përfundimin e Reformës Zgjedhore. Në lidhje me deklaratat e z Salianji, nuk më takon ta komentoj, pasi çdo individ ka mendimin e tij.

Unë nuk e lidh aksionin e grupit me masën e sigurisë së Berishës dhe Jamarbër Malltezit. Por për këtë çështje, mund të themi se dosja Partizani ka shkelje të hapura të procedurave. Pavarësisht se çfarë thonë palët politike, ne si opozitë po kërkojmë atë që na takon, ngritjen e Komisioneve Hetimore. Shqiptarët duan reforma që iu shërbejnë atyre dhe ajo që na duhet është që vendi ynë të ketë zgjedhje të lira”, deklaroi Çupi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese