Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Negociatat me PS, Bardhi mbledh për diskutim grupin parlamentar

Shkruar nga Newsbomb
Negociatat me PS, Bardhi mbledh për diskutim grupin parlamentar

Gazment Bardhi pritet që ditën e sotme të mbledhë deputetët e opozitës, atë të grupit të tij dhe të Sali Berishës.

Në këtë takim pritet që Bardhi të njoftojë kolegët për marrëveshjen e arritur me kreun e grupit parlamentar të PS Blendi Çuçi në lidhje me Komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Çështja më e rëndësishme për PD e drejtuar nga Sali Berisha është Reforma Zgjedhore dhe prej 5 muajsh deputetët demokratë kanë bllokuar parlamentin duke kërkuar shkarkimin e Enkelejd Alibeajt dhe zgjedhjen e Oerd Bylykbashit në postin e bashkëkryetarit të  komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.

Por komisionit i mbaron mandati të enjten e ardhshme dhe socialistët kanë vendosur të mos e zgjasin  duke i dhënë fund debatit se kush përfaqëson opozitën në këtë komision.

Burime për mediat bëjnë me dije se ka dakordësi mes dy kampeve që reforma  te realizohet nga komisioni i ligjeve, me saktësisht nga një nënkomision  i ngritur nga ligjet ku PD e PS të kenë numër të barabartë përfaqësuesish dhe ky mekanizëm është i pranueshëm për të dy palët.

Në lidhje me kërkesat e PD për ngritjen e Komisioneve Hetimore, është rënë dakord që nga 8 kërkesat e depozituara nga opozita të ngrihen dy komisione pasi të rishikohet objekti i tyre. Konferenca e kryetareve zhvillohet sot pas kontributit të ambasadorëve të BE dhe Britanisë se Madhe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese