Hapësire reklamuese

Rajoni

Negociatat me BE, Zaev në Bruksel, takime me komisionerin Hahn dhe Mogerinin

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri i Maqedonise se Veriut Zoran Zaev dhe perfaqesuesja e larte e BE, Federica Mogerini

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka takuar sot në Bruksel përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Federika Mogerinin e cila duket se ka dhënë sinjale pozitive.

Zaev i tregoi Mogerinit se qeveria që ai kryeson, po punon me kapacitet të plotë për të dhënë rezultate dhe për të dëshmuar se në qershor Republika e Maqedonisë së Veriut të meritojë fillimin e negociatave me BE-në.

Nga ana tjetër përfaqësuesja e BE-së, Mogerini ka inkurajuar kryeministrin Zaev që  të përmbushen edhe masat e mbetura nga plani për reforma, deri në qershor të këtij viti. Sa i takon procesit zgjedhor, palët kanë theksuar se presin qasje konstruktive.

Në takimin e sotëm në Bruksel, u ra dakord se zbatimi i suksesshëm i zgjedhjeve presidenciale të drejta, demokratike dhe të lira, janë të rëndësishme dhe me përparësi për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese