Hapësire reklamuese

Politikë

Negociatat me BE-në, Pollo: Rama rreket të mbulojë diellin me shoshë. Reagon Fuga: PD probleme serioze me përkthimin

Shkruar nga Newsbomb

Këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga ka reaguar pas deklaratës së deputetetit demokrat Genc Pollo në lidhje me kushtet aktuale të Shqipërisë, raporton newsbomb.al.

Pollo shprehej se: "Sot Ministrat e Jashtëm BE-së thanë hapur atë që dukej si dielli e që Edi Rama rrekej ta mbulonte me shoshë: Kushte janë dekrimi, droga, zgjedhjet...".

Ndërsa Endri Fuga akuzon Partinë Demokratike se po përpiqet të përkthejë çdo gjë në mënyrë të gabuar për të nxirë imazhin e vendit tonë.

Sipas Fugës ,“PD ka probleme serioze me përkthimin nga të gjitha gjuhët e huaja... Për të mos folur pastaj për fiksimin për të nxirë imazhin e Shqipërisë”./Newsbomb.al

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.