Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
2.6kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
22 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Negociatat/ Ish-ministri Integrimit: Nuk ja vlen të bësh lobime, bota nuk gënjehet me ‘lëvozhgën’

spot_img

Lajme të ngjashëm

009bdaca561cc86b91a4909de9a2a745

Ish-ministri i integrimit Marko Bello, thotë se në situatën në të cilën është Shqipëria është e kotë që të bëhen lobime.

I ftuar në emisionin “Arena”, Bello shtoi se kryeministri Edi Rama eshtë i dhënë pas formës dhe jo thelbit të reformave, por kjo gjë nuk i intereson BE-së pasi ata nuk gënjehen, sipas ish-ministrit, me “levozhgën” por duan thelbin.

“Nuk ja vlen të bësh lobime. Kryeministri ikën pas formës gjithmonë, e ka në background-in e tij, piktor. Forma është shumë e bukur, por do thelbin. Bota nuk gënjehet me lëvozhgën do thelbin brenda. Që do të thotë ne bëjmë reformat tona. Thoshte dikur kryeministri i integrimit të Kroacisë, në vitin 2002, ishim në një start të përbashkët, u nisëm bashkë në Samitin e Zagrebit dhe thoshin ne do ti bëjmë reformat jo se i kërkon BE, por sepse jemi të ndërgjegjshëm për vendin tonë. Edhe ne kështu duhet të kishim menduar. Na pranojnë apo nuk na pranojnë në Evropë, ne po i realizuam këto refoma do të na luten ata nesër. Ky është gabimi ynë jo i tyre, ata janë në një situatë të vështirë dhe na mbyllin derën”, u shpreh ish-ministri Integrimit Marko Bello.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img