Hapësire reklamuese

Politikë

Negociatat e Bardhit me Çuçin, ironizon Alibeaj: Ulen me ata që u bënë gropën

Shkruar nga Newsbomb
Negociatat e Bardhit me Çuçin, ironizon Alibeaj: Ulen me ata

Enkelejd Alibeaj i quan “pazare” negociatat mes Gazment Bardhit dhe kreu të grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi.

Ai është shprehur se nuk është kundër që të kenë negociata dhe të kthehet normaliteti në parlament, por që është kundër faktit që negociatat nuk janë transparente.

Alibeaj thotë se nuk e kupton se si mund të ulen në tryezë me kundërshtarin më të madh, të cilin e akuzojnë se i bëri gropën Berishën.

“Pazar e bën fakti që nuk është transparent, nuk jam kundër uljes së deputetëve. Te komisionet hetimore jam dakord, ka qenë kjo seli kur pr.ligji u bë tinëz nga Rama. Nuk bën dot komisione hetimore sot, media nuk pranohet, e drejta e opozitës për të marrë prova është asgjësuar se duhet të votojnë pro ata të shumicës. Ajo çfarë thotë Rama sot po jap komisione është një tallje. Kjo e bën Pazar.

A jam ulur unë me Gjiknurin, çdo të enjte e çdo javë. Ajo që nuk e bën Pazar është transparenca dhe ajo çfarë kërkon. Prandaj e kërkuam para dy vitesh dhe vendosëm edhe veton, në mënyrë që Rama dhe Gjikunri ta çojnë në Komisionin e Ligjeve, ku Rama mund të peshkojë deputet dezertorë dhe të bëjë ligj sipas shijes së tij. Kjo ndan pazarin ose jo.

Nuk e di se shkojnë negociatat, kur jemi në revolucion,. Nuk e di si mund të ulesh me kundërshtarin më të madh, kur të ka bërë gropën, ka përdorur drejtësinë”, tha Alibeaj për Report Tv.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese