Hapësire reklamuese

Aktualitet

Negociatat/ Cakaj: Bisedimet e pranimit janë thelbësore për të thelluar reformat e brendshme

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj thotë se vendimi i pozitiv për të hapur bisedimet është thelbësor për kredibilitetin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit perëndimor.

'Bisedimet e pranimit janë thelbësore për të thelluar reformat e brendshme dhe veprimtarinë e BE-së në rajon. Shqipëria pret që Europa ta respektojë premtimin dhe është gati të shkojë në fazën e ardhshme', shkruan Cakaj.

Kujtojmë se sot në Luksemburg pritet një vendim i rëndësishëm për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Dy vende, Hollanda dhe Franca, janë shprehur skeptike për hapjen e negociatave për anëtarësim, duke pretenduar për kërkesat e larta për azil nga këto vende, dhe për cështje të reformave.

Por Komisioni Evropian ka deklaruar nëpërmjet raportit se vendet kanë plotësuar kushtet e vendosura. Dhe sipas Komisionit, i takon Bashkimit Evropian të mbajë premtimin e dhënë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu