Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Neglizhuan trajtimin e pacientit, dërgohen për gjykim 5 mjekë në Fier

Shkruar nga Newsbomb
Neglizhuan trajtimin e pacientit, dërgohen për gjykim 5 mjekë

Pesë mjekë të spitalit rajonal Fier janë dërguar për gjykim nga Prokuroria, për akuzën e ‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor’.

Sipas Prokurorisë, pesë mjekët Ledjusa Muhametaj, Enton Dore, Agim Sulaj, Aleks Sulejmani dhe Ndriçim Bala neglizhuan trajtimin e pacientit Bledar Sherifaj në 2020, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë.

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet paraprake të çështjes penale nr.1437, viti 2022, dhe dërgon për gjykim 5 (pesë) të pandehur, mjekë të Spitalit Rajonal Fier, konkretisht të pandehurit L.V( M), E.D., A.S., A.S. dhe N.B., për veprën penale, “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96 paragrafi i 2 Kodit Penal.

Nga provat e administruara dhe analizimi i tyre, ka rezultuar se pesë mjekët kanë neglizhuar në trajtimin mjekësor të shtetasit B.SH., i cili më pas ka ndërruar jetë.

Prokuroria Fier, është plotësisht e angazhuar për të ushtruar ndjekje penale dhe vënë para përgjegjësisë të gjithë funksionarët publikë që kryejnë vepra penale," njofton Prokuroria.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese