Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Në zonat e kuqe shënohet rritje”, ekspertët paralajmërojnë: Mbretëria e Bashkuar mund të jetë duke përjetuar valën e tretë të Covid-19

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ekspertët kanë paralajmëruar se një valë e tretë e Covid-19 mund të jetë tashmë duke u zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa infeksionet vazhdojnë të rriten në disa zona të vendit.

Raundi tjetër i kufizimeve të masave do të hiqet më 21 qershor, por një rritje e rasteve ka ngritur dyshime se masat do të vazhdojnë ende.

Rastet janë ende në rritje në zonat ku varianti indian është dominant dhe në pjesën veri-përëndimore të vendit, ku është hasur një rritje e infeksioneve në zona të tilla si Bolton, Blackburn me Darwen dhe Rossendale.

Të dhënat nga Shëndeti Publik Angli (PHE) tregojnë se nga 380 zona lokale në Mbretërinë e Bashkuar, 61% regjistruan një rritje javore në shifrat e rasteve të Covid-19 që nga 26 maji.

Ndërsa rastet vijojnë të rriten në zonat e nxehta, një ekspert ka paralajmëruar se MB mund të jetë tashmë në mes të një vale të tretë.

Profesori i shëndetit publik evropian në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, Martin McKee tha se: Ne tashmë mund të shohim se masat aktuale nuk po ndalojnë rastet të rriten me shpejtësi në shumë pjesë të vendit.

“Kjo duket sikur të jemi tani në fillim të një valë të tretë,” tha ai për “The Guardian”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img