Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në Vlorë u qëllua me dy armë! Agjencia Policore arreston efektivin e "Delta Forcës", në kërkim djali i kryeplakut të Kaninës

Shkruar nga Newsbomb
Në Vlorë u qëllua me dy armë! Agjencia Policore arreston

Lisjan Myrtaj, efektiv i "Delta Forcës" në Vlorë është arrestuar në kushtet e flagrancës nga kolegët e tij të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, pasi pasditen e djeshme është përfshirë në një përplasje me armë, raporton newsbomb.al. Juxhin Aliaj është shpallur në kërkim.

Nga informacioni që jep AMP-ja, mësohet se në vendngjarje në lagjen "10 korriku" ka pasur të shtëna nga më shumë se një armë pasi janë gjetur dy lloje gëzhojash, një model që i përket armës së punës së policit Lisjan Myrtaj dhe modeli tjetër dyshohet se Juxhin Aliaj.

Menjëherë pas marrjes dijeni nga salla operative, nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Rajonale të AMP Vlorë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm, është krijuar grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet hetimore proceduriale në vendngjarje, ku janë sekuestruar:

  • një armë zjarri e llojit pistoletë
  • 7 gëzhoja 9 mm, të cilat dyshohen se i përkasin armës së punonjësit të policisë, L.M.
  • 3 fishekë, model 54
  • mjeti tip Benz Mercedez
  • pamjet filmike nga kamerat e ambjenteve në zonën ku ka ndodhur ngjarja

Shkak për ngjarjen e është bërë një vajzë e cila në momentin e të shtënave ka qenë në shoqërinë e Juxhin Alirajt, djali i kryeplakut të Kaninës. Kur efektivi Lisjan Myrtaj e ka parë vajzën në shoqërinë e djalit tjetër, ka hapur zjarr në drejtim të tij.

Dyshimet që mbështeten dhe në provat e gjetura në vendngjarje, tregojnë se dhe djali i kryeplakut ka qenë i armatosur dhe është kundërpërgjigjur. Makina tip Mercedes Benz ML që drejtohej nga Juxhin Aliaj ka shenja të shkaktuara nga plumbat.

Njoftimi i plotë i AMP për ngjarjen në Vlorë:

Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë arrestoi në flagrancë një punonjës policie të repartit Delta Forcë, si të dyshuar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen "10 Korriku", pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se punonjësi i policisë, Inspektor L.M., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë (armën personale të punës) ndaj shtetasit J. T.,  i cili ka qenë duke drejtuar mjetin tip Benz.

Nga të shtënat nuk ka patur të dëmtuar, ndërsa shtetasi J.T. është larguar nga vendngjarja duke braktisur mjetin.

Menjëherë pas marrjes dijeni nga salla operative, nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Rajonale të AMP Vlorë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm, është krijuar grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet hetimore proceduriale në vendngjarje, ku janë sekuestruar;

- një armë zjarri e llojit pistoletë

- 7 gëzhoja 9 mm, të cilat dyshohen se i përkasin armës së punonjësit të policisë, L.M.

- 3 fishekë, model 54

- mjeti tip Benz Mercedez

- pamjet filmike nga kamerat e ambjenteve në zonën ku ka ndodhur ngjarja

Ndaj punonjësit të policisë, Inspektor L.M. është vendosur masa e arrestit në flagrancë dhe materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Nenet 76 e 22 të Kodit Penal.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu