Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
19 %
4.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

“Në vjeshtë fillojmë Këshillimin Kombëtar”, Rama: Qytetarët do të dëgjohen çdo vit për çështjet madhore të Shqipërisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në vjeshtë do të ngrihet Këshillimi Kombëtar”, me anë të të cilit qytetarët do të pyeten për çështjet me rëndësi të veçantë në Shqipëri.

Ai tha se këtë vjeshtë do të zhvillohet edhe këshillimi i parë, teksa shtoi se të gjithë qytetarët që duan mund të përfshihen në këtë vendimmarrje.

“Në mandatin e tretë do ta çojmë përpara me një vetëdije të re, duke filluar nga komunikimi publik. marrëdhëniet me rivalët politkë, por duke mos e harruar për asnjë çast marrëdhënien me publikun në punën e përditshme. Dua që mandati i tretë të shënojë një hapje të re, duke i përfshirë në vendimmarrje të rëndësishëm, përmes Këshillit Kombëtar. Dua që populli të mos dëgjohet vetëm 1 herë në 4 vite, por 1 herë në vit. Çështjet me interesit të veçantë kombëtar, ne do i ndajmë me popullin dhe do këshillohemi me të gjithë qytetarët që do të duan të shprehen përmes këshillimit kombëtar.

Këshillimi Kombëtar është një institucion dhe të gjithë ata që duan të përfshihen, me shkrim të na thonë po apo jo për ato që ne shtrojmë si alternativë në adresimin e çështjeve të veçanta. Këtë vjeshtë do të zhvillojmë këshillimin e pare”, tha Rama.

Më shumë

spot_img
spot_img