Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Në Vjenë presin valën e katërt të COVID-19, qytetarët e pavaksinuar do të ndalohen të futen në bare dhe restorante

spot_img

Lajme të ngjashëm

Varianti “Delta” ka rritur ndjeshëm numrin e infektimeve në të gjithë botën, ndaj autoritetet austriake presin që vendi të goditet nga vala e katërt e COVID-19.

Këshilltari i Shëndetësisë për qytetin e Vjenës, Peter Hacker, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të hyjë në fuqi rregullorja ku personat e pavaksinuar nuk do të mund të futen në bare, restorante, teatër, kinema dhe ambientet sportive.

Nga rregullorja 3G (i testuar, apo i shëruar, apo i vaksinuar) duhet të mbetet në fuqi vetëm 1G – i vaksinuar. “Të pavaksinuarit nuk duhet të kenë kontakte me persona të tjerë”, u shpreh eksperti i shëndetësisë për qytetin e Vjenës.

Edhe ministri i Shëndetësisë Wolfgang Mückstein që deri dy ditë më parë ishte kundër kësaj ideje për shkak se kjo sipas tij do të mund të ndajë “grupet shoqërore”, tashmë ka ndërruar mendje.

Më shumë




spot_img








spot_img