Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Në vitin 2011 një shqiptare kërcënoi “Bataclan”, dyshohej si e afër me Al Kaedën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në shkurt 2011 gazeta ‘Le Figaro’ shkruante se Drejtoria Qendrore e Inteligjencës për Punët e Brendshme (DCRI) kishte përgjuar një bashkëpunëtore të terroristëve kaedistë me emrin Dodi Hoxha të thoshte se “ka një plan për të goditur Bataclan-in“, plan i përgatitur nga Farouk Ben Abbes.

Një tjetër person nën hetim Fatima F., ishte përgjuar duke justifikuar aksionin kundër teatrit në fjalë, sepse “kishte pronarë hebre”.

Shërbimet franceze kishin nisur përgjimin e disa të dyshuarve përfshirë Dodi Hoxhën pas një atentati në shkurt 2009 kundër një souk-u që frekuentohej nga turistë të rinj francezë në Kajro, ku u vra një 17 vjeçar dhe u plagosën 24 persona.

Në maj 2009, u arrestuan disa të dyshuar, ndër të cilët edhe francezja me origjinë shqiptare Dodi Hoxha – raporton Dita.

Kjo qytetare franceze sipas hetuesve ishte veçanërisht e afërt me kapon e celulës së Al Kaedas që vepronte në Rripin e Gazas, Khaled Moustafa.

Hoxha mohoi të ishte përfshirë në atentatin e Kajros dhe deklaroi në gjyq që ishte viktimë e një “shplarje truri” .

Edhe në 2007, Bataclan mori kërcënime nga terroristët.

Arkitektura e Bataclan të kujton një pagodë kineze, ndërsa emri vjen nga një opera e Jacques Offenbach.

Ka qenë prej kohësh teatër, kinema dhe sallë koncertesh, ku kanë performuar më të mirët e muzikës së djeshme dhe të sotme: Lou Reed, Oasis, Stromae, The Kills, Téléphone e Fauve.

Tashmë është bërë simbol i zisë dhe terrorit.

Lexo edhe:

Sulmi brenda në “Bataclan”, njerëzit nuk e kuptuan se çfarë po ndodhte (Video)

Homazhe për viktimat në Paris, bllokohen disa rrugë kryesore në Tiranë

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img