Tirana
overcast clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
1kmh
90 %
Die
20 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Në vitin 1999 i iku dhunës serbe dhe emigroi në Kanada, sot shqiptari nga Kosova u jep bukë falas njerëzve në nevojë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9f4d19c71c783d3dbffc0cb96a0f0432

“Vjen nga një vend i shkatërruar nga lufta, Shaqir Duraj gjithmonë ka qenë mirënjohës për ndihmën që kanadezët i dhanë atij dhe familjes së tij kur arritën për herë të parë në Kanada. Tani, përballë një pandemie globale, Duraj shpreson t’ua kthejë sa më shumë që të jetë e mundur përmes biznesit të tij.”

Kështu e nis shkrimin e saj media kanadeze “Calgary Journal”, për shqiptarin nga Kosova Shaqir Duraj, i cili në vitin 1999 i iku represionit dhe dhunës që trupat serbe po bënin mbi qytetarët e Kosovës, për të emigruar drejt Kanadasë. Të rritur në Prishtinë, Shaqiri dhe pesë vëllezërit e tij punonin në furrën e bukës që kishin në kryeqyetin e Kosovës bashkë me prindërit. Shaqir Duraj i ka thënë “Calgary Journal” se ata bënë emër në Kosovë me ëmbëlsirat e tyre dhe byrekët e famshëm me mish, të njohur në gjithë Ballkanin, raporton newsbomb.al.

Në vitin 1999, familja Duraj ishte midis mbi një milion refugjatëve që ikën vendi gjatë luftës në Kosovë.

Me bashkëshorten dhe vajzën e madhe, Shaqir Duraj u nis fillimisht drejt Maqedonisë ku u strehuan në një kamp të Kombeve të Bashkuara, nga ku emigruan më tej drejt Kanadasë, raporton newsbomb.al. Dy muaj pasi mbërritën në Kanada, ata u zhvendosën në qytetin e Calgary ku vendosën të nisnin jetën nga e para.

Shaqir Duraj nisi punë në Sunterra Market ku vazhdoi traditën e familjes së tij si bukëpjekës. Deri në vitin 2002, ai kishte blerë shtëpinë e tij të parë dhe filloi të kërkonte një vend për një furrë buke për të vazhduar trashëgiminë e familjes së tij, raporton newsbomb.al.

“Në nëntor 2005, unë isha duke ecur në Avenue 17 dhe pashë njoftimin mbi një dritare ku tani është furra ime”, është shprehur Shaqir Duraj për “Calgary Journal”. Një muaj më vonë, në dhjetor 2005 shqiptari nënshkroi kontratën e qirasë për dyqanin dhe më 15 mars 2006 hapi Bakery European and Deli, e cila vazhdon traditën dhe sukesin dhe sot, raporton newsbomb.al.

Në menunë e furrës së tij nuk mungojnë byrekët me djath, spinaq, me mish dhe me patate që familja e tij i bënte dikur në Kosovë. Shaqir Duraj furnizon me produkte nga furra e tij disa nga bizneset më të mëdha në Calgary, ndërsa në këto ditë të vështira nuk ka harruar nevojtarët.

Një njeri me zemër të madhe që nuk harroi kurrë çfarë i ofroi Kanadaja dhe populli kanadez, Shaqir Duraj sot kur të gjithë bizneset janë mbyllur ose përpiqen të mbijetojnë, jep bukë dhe ushqime falas për ata që kanë nevojë në këto ditë të vështira, për Kanadanë dhe gjithë botën, raporton newsbomb.al.

Nje galeri me foto nga furra e shqiptarit Shaqir Duraj:

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img