Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Në vijën e parë të betejës me Covid-19, Pëllumb Pipero shpallet ‘Qytetar Nderi’ në Skrapar

Shkruar nga Newsbomb

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero është nderuar me titullin ‘Qytetar Nderi’ në Skrapar.

Mësohet se ky titull është propozuar nga kryebashkiaku i qytetit Adriatik Mema.

Sakaq, motivacioni i titullit është: “Për veprimtari të shquar profesionale dhe akademike për gjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, veçanërisht në atë të sëmundjeve infektive, si dhe për kontributin e çmuar profesional dhe publik në përballimin e situatës së pandemisë, shkaktuar nga COVID-19”.

Doktor Pipero është kthyer, me daljet e tij të shpeshta publike në studiot televizive, në imazhin publik të luftës që qindra mjekë dhe infermierë po bëjnë kundër COVID-19.

Fjala e tij është konsideruar një mesazh shprese dhe kujdesi për shqiptarët në këtë periudhë të vështirë krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll