Meshën në vigjilje të Krishtlindjes, Papa Françesku ia ka dedikuar emigrantëve në mbarë botën duke kërkuar më tepër respekt për ta.
Ati i Shenjtë i krahasoi emigrantët me Marinë dhe Jozefin që nuk gjetën vend për të qëndruar në Betlehem, dhe kërkoi që emigrantët të mirëpriten dhe të respektohen siç edhe kërkon Bibla.
Françesku feston Krishtlindjen e pestë si lideri i 1.2 miliard katolikëve në mbarë botën. Ai udhëhoqi një meshë të madhe me 10 mijë besimtarë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan ndërsa mijëra të tjerë e ndiqnin nga sheshi jashtë.
"Ka shumë gjurmë të tjera të fshehura në gjurmët e Jozefit dhe të Marisë. Janë gjurmët e familjeve të tëra të detyruara të shfaqen në jetët tona. Janë gjurmët e miliona personave, që nuk zgjedhin të largohen por dëbohen nga toka e tyre duke lënë pas të dashurit e tyre”, tha Papa Françesku.