Hapësire reklamuese

Politikë

“Në vendlindjen e Gramozit, mikut tuaj shumë të shquar”, Ramën e presin me këngë polifonike në Salari: Le të thonë çfarë të duan, juve u bëftë dita 1000 (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Edi Ramen e presin me kenge polifonike ne Tepelene

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Salari të Tepelenës, vendlindjen e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Rama ka shkuar për inagurimin e rrugës Tepelenë-Salari, por aty është pritur me këngë labe nga grupi polifonik i zonës.

“Ne këtej nga anët tona, për ju kemi një urim, le të thonë çfarë të duan, juve u bëftë dira 1000”, thuhej ndër të tjera në tekstin e kënfës.

Ndërsa Rama u tha banorëve që me këto investime, Tepelena kthehet në qendër e një perimetri turistik.

“Besoj që i kemi mbajtur fjalët e dhëna dhe atë që po diskutonim, është që në këto investime që e dini sa gjatë janë pritur, gjithë Tepelena kthehet në qendër e një perimetri turistik dhe më në fund ëndrra e daljes në det u bë realitet”, tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.