Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

“Në vende të tjera ka pasur rritje shifrash nga fushata”, Manastirliu: Ata që kanë treguar papërgjegjshmëri…(E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ditën e sotme në një intervistë në emisionin “Koha për tu zgjuar” nuk ka përjashtuar mundësinë që pas mbylljes së fushatës të ketë një rritje të shifarve me Covid.

Ajo tha se edhe në vende të tjera ku janë zhvilluar fushata pa respektruar masat anti-Covid ka pasur një rritje të rasteve.

Ndër të tjera ministrja ka bërë thirrje që mos të ulet vigjileca, pasi kjo mund të çojnë në përkeqësimin e jetës së qytetarëve.

“Ajo çfarë dimë të gjithë është që ka shumë të panjohura, ajo që na ka mësuar pandemia janë variantet e reja që sjellin rritjen e shifrave. Situata e epidemisë kontrollohet vetëm nëse u besohet autoriteteve dhe ndiqen masat. Kemi qenë shumë të kujdesshëm, edhe për hapat që kemi ndërmarrë. Po ashtu dhe me situatën. Ne vijojmë të jemi në situatë epidemie. Nuk duhet ulur vigjilenca. Vaksina është arma që lehtëson një të ardhme.

Koha në vende të ndryshme ka treguar që ka pasur rritje shifrash kur fushatat janë mbajtur pa masa. Nuk duam të ketë, pastaj ajo shoqërohet rritje të shtrimeve dhe fataliteteve. Ata që kanë treguar papërgjegjshmëri, të mos rrezikojnë jetën e tyre sepse çdo moment nesër mund të kthehet në përkeqësim i jetës së qytetarëve”, tha Manastirliu ndër të tjera.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img