Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në vend të Auron Tares, emërohet kreu i ri i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Drejtori i Agjencisë së Kulturës Durrës, Lediaon Lako, emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Më herët ky post mbahej nga studiuesi Auron Tare.

Pas largimit të Tares nga ky post, ministrja e Kulturës Elva Margariti ka zgjedhur Ledion Lakon si kreun e ri të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Gjithashtu Lako ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës. Në dy vitet akademike ka qenë lektor në Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës.

Ai ka kryer studimet universitare në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë, Tiranë dhe aktualisht ndjek studimet në vitin e fundit pranë Shkollës së Doktoratës, për Filozofi Politike në Universitetin 'Aldo Moro' në Bari, Itali.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu