Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
2.6kmh
75 %
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
E hënë, 29 Nëntor, 2021
spot_img

“Në varësi të situatës së pandemisë”, ministrja e Arsimit zbulon tre skenarët e përgatitur për këtë vit akademik

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në mbledhjen që po mbahet në Komisionin e Edukimit ka zbuluar tre skenarët për vijueshmërinë e mësimit këtë vit.

Ajo tha se tre alternativat ajo me prezencë fizike, skenari i kombinuar dhe skenari i tretë i ai i mësimit online.

Kushi shtoi se për shkak se 90% e mësuesve janë vaksinuar, mësimi online mund të mos aplikohet.

“Tani dua të kaloj te skenarët që ne kemi përgatitur për këtë vit shkollor. Në varësi të situatës së pandemisë dhe vendimeve të Komitetit të Ekspertëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë ne kemi parashikuar tre skenarë.

Skenarin e mësimit në prezencë fizike, i cili po aplikohet sot. Skenari i dytë është skenari i kombinuar dhe skenari i tretë i cili është më i vështiri është ai i mësimit online. Unë besoj se ne nuk do të arrijmë në skenarin më të vështirë të mësimit online dhe as në atë të kombinuar edhe për shkak të vaksinimit të mësuesve. Rreth 90% e mësuesve që sot janë në sistemin tonë para universitar janë sot të vaksinuar, pjesa më e madhe rreth 70% me dy doza ndërsa pjesa tjetër me një dozë. 10% të cilët nuk janë të vaksinuar ose e kanë kaluar Covidin, ose kanë një raport nga mjeku që nuk mund ta kryejnë vaksinën. Megjithatë ne jemi të përgatitur për të tre skenarët”, tha Kushi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img