Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

“Në total janë 5000 kandidatë për këshilltarë bashkiakë”, Berisha tregon si do ndahen

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur mbrëmjen e sotme Kryesinë, ku po diskutohet për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Berisha ka thënë në mbledhje se janë 5000 kandidatë për këshilltarë bashkiakë. Përsa i përket koalicionit Meta-Berisha, ish kryeministri tha se Partisë së Lirisë do i lihen 240 pozicione kandidimi, PBDNJ 20 pozicione kandidimi dhe për Partinë Demokristiane 6 pozicione kandidimi në listën e koalicionit.

“Propozimet janë të shkëlqyera. Janë qytetare dhe qytetarë, demokrate e demokratë me kredenciale shumë të forta, shumë të lavdërueshme, dhe shpallja e listave të tyre është edhe një nxitje e madhe për fushatën.  Defakto kandidaturat për këshilltarë do të jenë pjesë integrale e ekipit elektoral të kandidatit për kryetar bashkie dhe në këtë mënyrë, fushata hyn në një stad më të avancuar, më të lartë.

Natyrisht aleatët në bazë të mesatares së tyre elektorale, do të kenë vendet e tyre në listat e përbashkëta, por gjithnjë duke ndarë së bashku edhe rriskun edhe avantazhet. Listat janë negociuara me aleatët dhe në tërësi janë rënë dakord. Partia e Lirisë ka marrë 240 vende. PBDNJ-a 20 vende, PDK, 6 vende. Dhe pjesa tjetër i takon Partisë Demokratike.

Nuk është e vërtetë se asnjë nga këto forca ti ketë marrë PD-së nga numri që ajo ka patur. Por alternimi është bërë dhe do të bëhet, sepse kanë patur përqindjet e tyre në këshilla.   Duke e mbyllur këtë ekspoze dhe ftuar mediat që ne të vazhdojmë tani pa praninë e tyre formalizimin e listave sipas bashkive.

Kushdo që del jashtë standardeve e humbet automatikisht këtë të drejtë. Të dy, Basha me dosjen e mbyllur nga Rama, Alibeaj me probleme të thellë e serioze që nuk i ka deklaruar, po mbahen peng e keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Rama. Rruga e vetme për të sjellë shpresën është ndryshimi. Mbledhja është thirrur për të formalizuar listat e dërguara nga degët për këshilltarë në 61 bashkitë e vendit. Kanë qenë gjithsej 5 mijë kandidatura.

Ka një kufizim në listat që do jenë të përbashkëta me Partinë e Lirisë. Në koalicion është bërë e qartë që është marrë për bazë mesatarja elektorale”, tha Berisha.

Më shumë