Kreu i PD Lulzim Basha ndodhet në këto momente në qytetin e Durrësit, ku po zhvillon një takim me strukturat e forcës politike që ai drejton. Edhe sot, Basha e ka quajtur 25 prillin një masakër elektorale ku partia në pushtet bleu votat.
“Në do të vazhdojmë betejën tonë me të gjitha mjetet. Fundi i kësaj beteje është një dhe i vetëm, rrëzimin e ketij regjimi”, tha Basha, ndërkohë që ky ëhstë takimi i parë publik që pas zgjedhjeve.
Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:
Vëllezër dhe motra ne këtë betejë nuk e nisëm për veten tonë. Që në fillim të fushatës e kam thënë se kjo betejë nuk bëhej për mua, bëhej për Shqipërinë. Për prindërit tanë, për të rinjtë që duan të ikin, për t’i mbajtur këtu, për të sëmurët, për familjet tona, për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Shumë kush më ka thënë këto ditë se beteja i ngjante ’91. Ne u futëm me peshën mbi supe se vetëm ne mund ta udhëhiqnim ndryshimin që të gjithë prisnin. E dinim se përballë do të kishim bandat, bandat e Durrësit, të Shijakut.
E dinim se në muajt pararendës ky pushtet bëri gjithçka. Nuk u nisëm për karriget e pushtetit, por për të marrë gjithë shqiptarët me vete për ndryshimin. Ne kemi qenë të qartë dhe të sinqertë prej ditës së parë me shqiptarë. Përballë nesh u vendosën të kombinuara paradat e krimit të organizuar.
Të gjithë e dimë blerjen masaive të votës, të orkestruar nga Edi Rama, me Jurgis Çyrben dhe bandës së Lul Ballës, të klanit Rraja. Mos kujtoni se e kam harru Vangjush Dako. As unë dhe as ekipi im ligjor.