Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Në Tiranë do mbajë koncert për 28 nëntor, Dua Lipa merr nënshtetësi shqiptare nga presidenti Begaj

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Bajram Begaj i dha sot shtetësinë shqiptare, këngëtares me famë botërore, Dua Lipa.

Kreu i Shtetit priti sot artisten e mirënjohur dhe vlerësoi talentin e saj, shpirtin artistik, si dhe angazhimin e saj në mbështetje të kauzave sociale.

“Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë.

Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen duke punuar gjithnjë e më shumë. Ti i ke bërë të gjithë shqiptarët bashkë! Ndaj kam kënaqësinë t’ju jap shtetësinë shqiptare”, u shpreh Begaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese