Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Në Tetor nis aplikimi i dozës së tretë të vaksinës anti-Covid, fëmijët mbi 12 vjeç do të marrin vetëm këtë lloj vaksine

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Brenda muajit Tetor në Shqipëri do të nisë aplikimi i dozës së tretë të  vaksinës anti-Covis-19 për personat mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje të caktuara, si dhe grupet më të riskuara.

Anëtarja e Komitetit të Imunizimit, Aida Bushati, thekson për mediet se doza e tretë duhet për të forcuar imunitetin ndaj Covid-19 në dimër, kryesisht për kategoritë më të rrezikuara.

“Vaksinat krijojmë një mbrojtje “artificiale” dhe pas 6 muajsh bie titri i mbrojtjes dhe atëhere ne duhet të mbajmë gjallë imunitetin dhe të bëjmë dozën e tretë. Kjo dozë rekomandohet të bëhet 6 muaj pas bërjes së dozës së fundit të vaksinimit”, tha Bushati.

 Pas rekomandimeve të nxjerra ditën e djeshme nga Komiteti i Imunizimit, anëtarja Bushati, njëherësh neurologe në Spitalin Pediatrik thotë se edhe fëmijët mbi 12 vjeç me sëmundje të tjera duhet ta bëjnë vaksinën anti-Covid. Fëmijet do të marrin vetëm dozën e vaksinës Pfizer.

Pas rekomandimit të Komitetit të Imunizmit, tashmë pritet vendimi i Komitetit Teknik dhe urdhëri i ministres së Shëndetësisë për të vijuar me aplikimin e dozës së tretë të vaksinës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img