Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Në të njëjtin burg me Allën, Kokën e Dakun, Fredi Beleri: I kam takuar, kemi biseduar

Shkruar nga Newsbomb
Në të njëjtin burg me Allën, Kokën e Dakun, Fredi

Kryebashkiaku i Zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri prej 7 muajsh ndodhet në burg pasi akuzohet për shit-blerje të votave në zgjedhjet e 14 majit.

Në një lidhje telefonike për “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews gazetarja e ka pyetur kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës nëse është takuar me Lefter Allën, Lefter Kokën apo Vangjush Dakun, pasi ndodhen në burgun e Durrësit.

Ai ka treguar se kanë folur, biseduar, teksa është shprehur se nuk është i autorizuar të flasë më shumë për ta.

“Sigurisht që takohem, ata vuajnë dënimin dhe kanë hallet e tyre. S’jam i autorizuar të flas për ata. Sigurisht që bisedojmë, kanë qëndrimet e tyre që nuk janë nga ato që po dëgjohen në TV, që  e gjithë bota është e kënaqur si funksionon SPAK dhe të gjithë dalin të brohorasin që SPAK do shpëtojë Shqipërinë, kjo është në mendjen e PS”, tha Beleri.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese