Hapësire reklamuese

Politikë

Në takim me Metën dërgoi Vasilin, Kryemadhi shkon me Idrizin te Basha

Shkruar nga Newsbomb

Para pak minutash, pas takimit të shkurtër me kreun e PD Lulzim Basha, Presidenti Ilir Meta takoi edhe Petrit Vasilin në vend të bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

Ndërkaq kjo e fundit, bashkë me Shpëtim Idrizin e PDIU janë futur në selinë e PD për një takim me Bashën.

Të gjitha këto takime vijnë në kuadër të tratativave të fundit për dialog ndonëse kryeministri Edi Rama nuk duket i interesuar dhe ka në fokus fushatën.

Kujtojmë, se më herët, Rama i dërgoi plot 7 letra Bashës për dialog por nuk mori asnjë përgjigje.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.