Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Në studio pa maskë, Lleshaj: Vetëm në shtëpi mund të më kapni pa të

spot_img

Lajme të ngjashëm

c8f6f2cc105abdc2e3cef2545bb765cc

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e quajti perfekt bashkëpunimin e policisë me qytetarët, lidhur me pandeminë dhe aktin normativ të miratuar për mbajtjen e maskës me detyrim në ambiente të mbyllura dhe të hapura.

Lleshaj u shpreh në Abc se ka disa qytetarë të cilët nën influencë politike shkelin aktin normativ, ndërkohë që deklaroi se gjobitja e presidentit Ilir Meta, apo ish-deputetit Kastriot Islami ka ardhur edhe për shkak të impaktit që lënë veprimet e tyre.

Më tej duke folur për maskën, edhe pse në studio ishte pa të, Lleshaj tha se vetëm në shtëpi mund ta gjejmë pa maskë.

Pyetje: A keni përdorur policinë për gjoba politike?

Leshaj: Jo jo. Policia reagon ndaj rasteve që konstaton.

Gazetarja Shehu: Edhe ju keni qenë një ditë vetë në parlament pa maskë.

Leshaj: Nuk ka asnjë motiv apo qasje politike këtu. Policia ka vëmendje të shtuar ndaj personave që kanë impakt të madh publik. E kanë të pamundur të më kapin pa maskë. I vetmi vend ku mund të kapem pa maskë unë është shtëpia ime.

Më shumë

spot_img