Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Ndalohet pronari i “Orange” Spiro Iljadhi, iu kundërpërgjigj me pistoletë vëllezërve nga Tepelena që ia bënë lokalin shoshë me kallashnikov

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Sarandës ka ndaluar në spital shtetasin Spiro Iljadhi, pronarin e “Club Orange” i cili mbeti i plagosur, pasi tre persona i hynë në lokal dhe i qëlluan me kallashnikov.

Policia bën me dije se Iljadhi i është kundërpërgjigjur me të shtëna pistolete Redjan Hadërit dhe vëllezërve Andrea dhe Visi Caushi.

Njoftimi i policisë/ Sarandë

Ndalohet pronari i lokalit, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti me disa persona të tjerë. 

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen Nr. 1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I. dhe M. J., nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë.  

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ndaj personave të tjerë të përfshirë në konflikt, njeri prej tyre i ndaluar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim nga Policia.  

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

***

Mësohet se shkak për të shtënat me armë që alarmuan Sarandën ka qenë nxjerrja e tre tepelensve nga Club Orange, nga roja i sigurisë.

Nuk dihet se për çfarë arsye të tre shokët janë nxjerr nga lokali; për ndonjë sherr apo se kanë qenë të pirë, në një kohë Clubi atë mbrëmje dhe në orët e mëngjesit gëlonte nga muzika live dhe turistët. I ftuar ka qenë një reper nga Tirana, me emrin e artit Matolale.

Të acaruar për shkak të nxjerrjes nga lokali, dy vëllezërit Caushi dhe shoku i tyre Redjan Hadëri largohen për t’u kthyer aty disa momente më vonë. Të armatosur, ata qëlluan me breshëri drejt hyrjes së lokalit, pa marrë parasysh se kë mund të preknin plumbat, shkruan neësbomb.al. Ballina e Clubit dhe një makinë Range Rover e pronarit Spiro Iljadhi u bënë “shoshë”.

Gjithashhtu, i plagosur mbeti dhe një turist nga Tirana që ndodhej te “ORANGE”, i identifikuar si Marin Jano, me shtetësi shqiptaro-amerikane.

1- Lexo edhe: Të shtëna me armë në një lokal në Sarandë, plagoset biznesmeni dhe një person tjetër
2- Lexo edhe: I plagosuri në Sarandë është pronari i Club “ORANGE” dhe një pushues nga Tirana
3- Lexo edhe: Mbi 20 plumba drejt pronarit të Club “ORANGE”
4- Lexo edhe: Policia e Sarandës “mbyll sytë” për jetën e natës pas orës policore në Sarandë
5- Lexo edhe: Policia zbardh plagosjen te “ORANGE”
6- Lexo edhe: Këta janë dy nga autorët e plagosjes në Sarandë
7- Lexo edhe: FOTO: Këta janë dy nga autorët e plagosjes në Sarandë

Më shumë

spot_img
spot_img