Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Në shtëpi kam dy mina me sahat, ju lutem më ndihmoni të shpëtoj fëmijët’, apeli i një babai në luftë me kohën.

Shkruar nga Newsbomb

Familja e Lulëzim Mirakës jeton në kushte të vështira ekonomike.

Por përveç varfërisë ekstreme dy nga tre fëmijët e familjes Miraka, vuajnë nga një sëmundje e rende e cila u rrezikon jetën. Kryefamiljari kërkon ndihmë për transplantin e veshkave për tè paktën njërin nga fëmijët.

Në një godinë të rrënuar, ku më përpara ka shërbyer si ish- pulari, e përshtatur tashmë si shtëpi banimi, jeton Lulzim Miraka bashkë me tre fëmijët bashkëshorten dhe dy prindërit pensionistë. Dy fëmijët e vegjël përkatësisht, Emanueli 15 vjeç dhe Endrina 13 vjeçe, janë diagnostikuar me insuficiencë renale, një sëmundje që po u rrezikon seriozisht jetën. Lulëzim Miraka, jeton në fshatin Shëmrizë të Gramshit.

Të vetmën të ardhur kanë një ndihmë ekonomike minimale prej 70 mijë lekësh.

Fëmijët kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm. Çdo javë fëmijët duhet të kryejnë analizat për të parë parametrat jetësor në mënyrë që të marrin dozën e duhur të mjekimeve që kushtojnë rreth 200-300 mijë lekë të vjetra në muaj. Përveç shpenzimeve për ilaçe dhe analiza, të dy fëmijët kanë nevojë për dietë të veçantë ushqimore për të ruajtur parametrat e veshkave. Fëmija tjetër i Lulëzimit studion në Tiranë në degën e inxhinierisë në vitin e dytë. "Por duke parë situatën ka shumë mundësi që djalit t'ja ndërpresë studimet në mes sepse të gjitha të ardhurat e kursyera në vite po i shpenzoj për dy fëmijët e sëmurë'' -shprehet kryefamiljari.

Dhuruesi për transplantin e veshkave sipas përputhshmërisë së gjakut, për vajzën do jetë nëna. Lulëzimi kërkon ndihmë për të paguar të paktën kostot e njërit fëmijë për transplantin./ Endri Mema

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu