Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me një video nga punimet që vijojnë në stadiumin e ri të Kukësit.
Rama teksa poston videon, shkruan se puna vijon me ritme të shpejta dhe se stadiumi do të jetë gati në shtator me të gjitha kushtet.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me punën që po ecën me ritme të shpejta për stadiumin e ri të Kukësit, që në shtator të jetë gati me kushte dinjitoze për ekipin e qytetit, ju uroj një ditë të mbarë🙏” shkruan Rama në postimin e tij.