Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në Shqipëri thyhet një tabu, kush është gjeneralja e parë grua në 104 vjet histori që komandon mijëra burra të Forcave të Armatosura

Shkruar nga Newsbomb

*Nga Anta Muçaku për newsbomb.al

Për herë të parë në historinë gati 104-vjeçare të FARSH një grua gradohet gjenerale. Me propozim të ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, presidenti Bujar Nishani ka dekretuar me gradën gjeneral brigade Manushaqe Shehun. Gjeneralja e parë shqiptare, ka lindur në Peshkopi dhe para pak ditësh ka festuar 51-vjetorin e lindjes. Ajo është titulluar oficere në vitin 1984 dhe është kështu gruaja që komandon mijëra burra të Forcave të Armatosura.

Por sa e vështirë është të jesh edhe gjenerale, edhe grua, edhe nënë? Këto na i rrëfen mes emocionesh vetë zonja gjenerale ndërsa me krenari thotë se është thyer një tabu në ushtrinë shqiptare. 

INTERVISTA E PLOTË- Anta Muçaku 

Jeni dekretuar gjenerale duke u bërë kështu e para grua me këtë gradë në historinë 104-vjeçare të Forcave të Armatosura Shqiptare. Si ndjeheni?

Jam shumë  e emocionuar, një ngjarje që unë do thoja shënon edhe thyerjen e një tabuje të madhe dhe kjo edhe falë ministres së Mbrotjes që si grua propozoi emrin tim si gruan e parë gjenerale dhe theu një tabu në ushtrinë shqiptare. E gjitha kjo ndodhi vetëm para disa orësh dhe unë jam kaq shumë emocione. Uroj që ushtria mos ketë vetëm një grua dhe uroj t’i hap rrugën edhe grave të tjera që në të ardhmen të jenë pjesë e ushtrisë, e të kemi plot të tjera që të mbajnë këtë gradë. Falenderoj të gjithë ata që kanë punuar me mua, më kanë mbështetur dhe ma kanë bërë më të lehtë gjithçka.

Ju keni punuar vetëm me ministra. Nisur nga përvoja juaj si është të punosh me një ministre grua, pra me zonjën Kodheli?

Unë do thoja vetëm dy fjalë: Nëse do një punë të mbaruar besoja një gruaje. Zonja Kodheli nuk ka fjalë por shumë punë.

A mund të themi se zonja Kodheli është ministrja më e mirë e Mbrojtjes me të cilën keni punuar deri tani?

Do e thoja me plot gojën po. Ministrja ka rreptësi, disilpinë, është mjaft njerëzore dhe profesionale. Për mentalitetin shqiptar, të drejtojë një grua Forcat e Armatosura është meritë e madhe, duhet shumë zotësi dhe profesionalizëm.

A jeni ndjerë ndonjëherë e paragjykuar nga momenti që i keni hyrë kësaj rruge për faktin që ushtria njihet si një profesion burrash?

Unë i përkas dy pjesëve të historisë, para regjimit dhe demokracisë, Në kohën kur isha studente s’kishte paragjykime të tilla. Kishte shumë vajza që i futeshin ushtrisë, megjithatë unë jam mësuar, kriteret janë të njëjtat si për burrat edhe për gratë, ambienti duket i egër nga jashtë por është shumë i butë dhe i ngrohtë nga brenda, sigurisht kur punohet mirë.

Ju jeni nënë e dy fëmijëve, sa e vështirë është të jesh edhe nënë edhe gjenerale tashmë?

Është shumë e vështirë se le mbrapa nga kënaqësitë që të jep jeta dhe e privon vetën nga shumë gjëra por në fund shpërblehesh dhe ja... Unë sot jam shumë krenare që kam arritur deri këtu.

Jam krenare për familjen time që ka qenë mbështetësja e parë që nga koha e studimit dhe jam krenare edhe për familjen që krijova. Pa ndihmën e tyre nuk do ia kisha dalë e as do isha këtu sot.

Na thoni një shifër që mendojmë se do ishte interesante të dihej edhe nga lexuesit tanë... Sa burra janë nën komandën tuaj?

Shifrat nuk kanë shumë vlerë por mund të them se drejtimi i çdo sfere kërkon mbi të gjitha një përgatitje të lartë nga ana profesionale dhe një përkushtim maksimal./ Newsbomb.al

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll