Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

‘Në Shqipëri s’ka oligarkë’, Alibeaj: Rama e nis ditën duke vjedhur me ta (Rendit vendimet që e kanë bërë Ramën ndër më të pasurit në Europë)

spot_img

Lajme të ngjashëm

5ad0f50a22c1da4fea7c9f0f4bcc8113

Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë një komunikimi online me gazetarët, se në Shqipëri nuk ka oligarkë, ndryshe nga sa thotë e shprehet çdo ditë opozita. Ndërkaq, në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Përmes një shënimi në Facebook, Alibeaj thotë se Rama e nis ditën duke bërë llogari se si të vjedhë me oligarkë të ndryshëm. Sipas Alibeajt, Rama bēn çdo gjē pēr tē mashtruar shqiptarēt qē i rropi nga taksat pēr 7 vjet dhe tani i ka braktisur pa asnjē qindarkē ndihmē.

Ndërkohë më poshtë në statusin e plotë të ish-deputetit demokrat, renditen disa vendime të marra nga Rama, për oligarkët, vendime që sipas tij e kanë kthyer kryeministrin në një nga njerëzit më të pasur të Europës.

Postimi i plotë i Alibeajt

Sa i kalbur duhet tē jetē Edi Rama qē tē arrijē deri atje sa tē thotē se e zeza nuk ēshtē e zezē, se nē Shqipēri nuk paska oligarkē?!

Njeriu qē e nis ditēn duke bērē llogari sesa do tē vjedhē me oligarkun e karburanteve, sa leje ndērtimi do tē japē pēr oligarkun e ndērtimeve, sa do tē pērfitojē nga shembja e Teatrit dhe ngritja e kullave, sa taksa do t’i heqē oligarkut tē kudogjendur e kēshtu me radhē me çdo pasuri qē ia ka falur njē grushti oligarkēsh, bēn çdo gjē pēr tē mashtruar shqiptarēt qē i rropi nga taksat pēr 7 vjet dhe tani i ka braktisur pa asnjē qindarkē ndihmē.

Disa vendime tē qepura pēr oligarkēt, qē e kanē bērē Edi Ramēn njē ndēr njerēzit mē tē pasur nē Europē.

  • Ligjin e Korporatēs sē Investimeve pēr tē shtetēzuar tokēn dhe pēr t’ua dhēnē privatēve pēr ndērtim ia diktoi njē oligark.
    • Ligjin e Investitorit Strategjik pēr t’u falur tokat nē bregdet privatēve e bēri sipas porosisē sē njē okigarku.
    • Dhēnien me Koncesion tē rrugēve ia diktoi njē oligark tjetēr.
    • Unazēn e Re me 20 milionē euro kilometrin e bēri nē favor tē oligarkēve.
    • Koncesionet nē shēndetēsi ua shpērndau okigarkēve

Ramavirusi êshtê kryetari dhe ideologu i njê pakice qê hiqen si sipērmarrēs, por qê nuk prodhojnē. Puna e tyre e pērditshme ēshtē biznesi me qeverinê pēr tē zhvatur e varfēruar shqiptarēt dhe Shqipērinē.

Ramavirusi ēshtē ai qê parlamentin e ktheu nê noter tê ligjeve me emêr oligarku dhe zyrat e oligarkēve i shndērroi nê Ministri Financash, Ekonomie, Energjitike dhe Infrastrukture.

Gjithçka nē qeverisjen e Edi Ramēs ēshtē pēr oligarkēt. Asgjē pēr qytetarēt. Pandemia e provoi kētē sērish, prandaj na duhet ta largojmē kryeministrin e oligarkēve dhe tē varfērisē sē shqiptarēve. E kemi pēr detyrē historike tē rikthejmē shpresēn dhe tē vlerēsojmē konkurencēn e lirē, tregun e lirē, ndershmêrinê nê vend tê oligarkisê.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img