Minsitri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga foltorja e Kuvendit u shpreh do të forcohen kriteret për posedimin e armëve.
Lleshaj pranoi se në Shqipëri prodhohen armë, ashtu si edhe fishekzjarre, por do të forcohet dënimi penal.
“Duhet ta keni të qartë zoti Murrizi se Shqipëria është një vend që nuk ka kufizime për prodhimine armëve. Sot Shqipëria prodhon fishekzjarre, që shtruat pyetjen nga hynë. Sigurisht prodhen në mënyrë të paligjshme, janë prodhuar për eksposrt, por janë prodhuar këtu. Sa i përket kufirit, ne nuk mund ta bllokojmë kufirin tani, se nuk ëhtë më me tela me gjemba por është i gjelbër. Ashtu sic futen kontabandë cigaret, mund të futen edhe armë.
Ne do të forcojmë kriteret për mbajtjen e armëve edhe në mënyrë të ligjshme. Të forcojmë dënimin penal ndaj atyre që posedojmë në mënyrë të paligjshme armë. Sa më shumë ta ngyshtojmë këtë haspësirë aq më shumë i kemi kursyer jetën qytetarëve tanë. Ju ftoj të reflektoni në këtë drejtim. Sa më pakë armë të ketë Shqipëria është më mirë’, tha Lleshaj.