Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në Shqipëri nafta vetëm rritet, Kosova shembull me 1.28 euro/litri

Shkruar nga Newsbomb

Bursat ndërkombëtare kanë reflektuar kohët e fundit një rënie të çmimit të karburanteve. Vendet e rajonit pavarësisht se në krye të herës kanë mbajtur çmime shumë të ulëta, krahasuar me Shqipërinë, përsëri kanë reflektuar një rënie të lehtë.

Në Kosovë, nafta shitet sot 1.28 euro/litri, kurse benzina akoma më lirë, 1.25 euro/litri. Maqedonia e Veriut ka çmime akoma më të ulëta, që janë nën 1 euro.

Realiteti shqiptar është krejt i ndryshëm nga ai i rajonit. Nafta dhe benzina kanë parë prej muajsh një rritje të madhe të çmimit, duke ju afruar kufirit 200 lekë/litri, por asnjë nga instancat shtetërore nuk është vënë në lëvizje.

Çmimi më i ulët i naftës në disa karburante në Shqipëri është 189 lekë/litri. Në të tjera çmimi varion nga 193 lekë/litri deri në 205 lekë për naftën që tregtohet nën emërtimin "Premium Diesel". Në krahasim me rajonin, vetëm gazi për automjete është më i lirë në Shqipëri.

Çmimi i karburanteve ne Kosove Çmimi i karburanteve ne Kosove

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese