Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Në Shqipëri mbërrijnë 25 mijë doza të vaksinës Sputnik, Manastiruliu thirrje qyetarëve: Aplikoni pasi do të ulet fasha e vaksinimit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Teksa vijon procesi i vaksinimit në vend kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e sotme në vendin tonë sapo kanë mbërritur 25 mijë doza të vaksinës “Sputnik”,  duke e çuar në mbi 936 mijë sasinë e vaksinave anti-iCovid të mbërritura në vend.

Ministrja Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin, teksa u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontaktojnë me mjekun e familjes ose të aplikojnë në portalin E-albania për të marrë dozën e tyre anti-Covid, pasi në vijim do të ulet fasha e vaksinimit.

Ndër të tjera, ministrja shtoi se qeveria do të lidhë kontrata të reja për të siguruar sa më shumë doza vaksinë në mënyrë që deri në pranverën e vitit të ardhshëm të jetë vaksinuar e gjithë popullsia.

“Me ardhjen e 25 mijë vaksinave Sputnik ne arrijmë në totalin e mbi 936 mijë vaksina, pra kanë mbërritur nga të gjitha kontratat e lidhura nga qeveria shqiptare. 823 mijë vaksina janë administruar në total përsa i përket grupeve të popullatës, por sa i përket edhe grupeve të riskuara në bazë të planit tonë të vaksinimit. Tashmë jemi gati për të ulur fashën e vaksinimit duke filluar nga plus 59 vjeç, 58, 57. Ndaj ftojmë të gjithë qytetarët të aplikojnë në portalin E-albania për tu bërë pjesë e vijimit të kalendarit të vaksinimit për tu vaksinuar, gjithashtu edhe për të kontaktuar drejtpërdrejt me mjekun e fmailjes dhe për të marrë datgën e vaksinimit. Ne do të vijojmë me të gjithë planin e vaksinimit, sic kemi deklaruar  për të mëbrritur në 1 milion vaksinime brenda muajit qershor e më tej për të vijaur me kalendarin e vaksinimeve dhe me kotratat e rreja që do të lidhim me kompani ëpr të siguaruar që deri në pranverë të vitit të ardhëm të vaksinojmë të gjithë popullatë”, tha Manastirliu.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img