Kultivuesit e hashashit këtë herë nuk kanë kursyer as shkollën për ta kthyer në magazinë për kultivimin e drogës.
As kontrollet e shumta të policisë nuk i ndalin banorët në fshatra të ndryshme që të vazhdojnë punën e tyre me mbjelljen dhe kultivimin e drogës.
Këtë herë policia ka gjetur dhe sekuestruar 41 kilogram lëndë kanabis në një fshat të Përmetit.
Gjatë operacionit u arrestua 68-vjeçari Myslim Shpata në fshatin Miçan. Sasia e drogës duket e paktë para tonelatave që jemi mësuar të dëgjojmë në media kohët e fundit.
Por interesante në këtë histori është fakti se droga ruhej në godinën, që dikur shërbente si shkollë e mesme për të rinjtë e fshatrave të zones, shkruan vloranews. Duke parë përhapjen masive të kultivimit të drogës, shkolla është braktisur dhe funksioni më i mirë që mund të kryejë për momentin është si magazinë e hashashit.