Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Në Shkodër 738 hektarë tokë nën ujë, IGJEUM parashikim për reshje intensive: Do ketë rritje të niveleve në lumenjtë Drin-Buna dhe në Vjosë (DATAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0976e0ee113c92b234ba6453968f0ab0

Bashkia e Shkodrës ka njoftuar mëngjesin e sotëm se për shkak të përmbytjeve të dy javëve më parë, janë ende nën ujë në territorin e kësaj bashkie, 738 hektarë tokë. Nga këto: 198 hektarë tokë e pakultivuar, 525 hektarë foragjere dhe 15 hektarë grurë.

Ndërkohë, IGJEUM sipas llogaritjeve të tij, bën me dije se “përgjatë dt. 23-26 Janar 2021 priten reshje intensive të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit. Nga llogaritjet hidrologjike  të IGJEUM,  këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa.

Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël të shoqëruara edhe me rrëshqitje të dherave, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Lumenjtë e tjerë do kenë rritje të prurjeve por parashikohen me rrezik më të ulët nga përmbytjet. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.”

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img