Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Në SHBA vaksinohen 2.5 milionë qytetarë në ditë, deri më tani janë imunizuar mbi 100 milionë amerikanë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

33a62caa2ddfd88f01e4ca7528279adc

Shtetet e Bashkuara arritën objektivin e vendosur nga Presidenti Joe Biden për të injektuar 100 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit, pothuajse një muaj përpara afatit të vendosur prej tij për 100 ditët e para në detyrë.

Shtetet e Bashkuara po bëjnë tashmë rreth 2.5 milionë vaksinime në ditë. Në Britani, gjysma e të gjithë të rriturve kanë marrë tashmë të paktën një dozë vaksine për koronavirusin, duke u bërë ekonomia e parë e madhe në botë që arrin një moment të tillë të rëndësishëm.

Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock tha në Twitter se vetëm të premten ishin përdorur një rekord prej mbi 660 mijë dozash.

Dje Kryeministri britanik Boris Johnson mori dozën e tij të parë të vaksinës, duke u imunizuar me AstraZeneca – të cilën disa vende evropiane e kishin pezulluar përkohësisht për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Izraeli është ndër vendet më të suksesshme në vaksinimin e popullsisë, i ndjekur nga Emiratet e Bashkuara, Kili dhe më pas Mbretëria e Bashkuar. Investitorët po vëzhgojnë me kujdes se cilat ekonomi do të mund të rimëkëmben së pari./VOA

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img